Sherbimet

Plane per Shtepi si kompani me aktivitet gjithëpërfshirës në fushën e ndërtimit, ka ndërmarrë projekte e zbatime serioze.

Plane per Shtepi ofronë këto shërbime:
Plane projekte per Shtepi
Ndërtim te vrazhët të Shtëpive
Ndërtim të Shtëpive me qelësa në dor 
Exterior të Shtëpis
Interier të Shtëpis
Mbikqyrjen e të gjitha fazave të ndërtimit

Plane per Shtepi ka në strukturimin e saj organizative një sërë organikash të ngritura në përputhje me specifiken e veprimtarisë së ndërtimit. Për një mbarëvajtje të përkryer dhe funksionale të punimeve janë ngritur zyrat përgjegjëse për fazat e ndryshme e specifike të realizimit të veprave ndërtimor.
  • Zyra e Projektimit: Kjo zyrë zhvillon planifikimin dhe hartimin e projekteve me natyrë teknike. Në përbërjen e saj, përvec inxhinierëve me eksperiencë shumë vjeçare, janë në detyrë dhe arkitektë e urbanistë të njohur të ndërtimit.
  • Zyra e Prodhimit: Ushtron Veprimtarinë e saj në përzgjedhjen e materialeve të ndërtimit të një cilësie të lartë, përpunimin e tyre në përshtatje me gjeologjinë e objektit në ndërtim. Cilësia e këtyre lëndëve të para është përparësia kryesore.
  • Zyra e Zbatimit: Ndjek hap pas hapi ecurinë e zbatimit të projekteve duke mbajtur parasysh aspektin e cilësisë teknike në rradhë të parë, dhe së dyti përputhjen me mikromjediset urbane që konturohen nga këto ndërtime. Zbatimi i standarteve dhe parametrave gjatë punimeve ndërtimore është detyrë e përhershme, që ata e ndjekin me përgjegjësi e korrektësi.
  • Këto organizma mbështeten edhe nga struktura të tjera specifike, në vartësi të tyre, duke ushtruar aktivitet të përplotë në fushën e ndërtimit nga fillesat e punës ndërtimore e deri në dorëzimin e ndërtesës tek klienti përfundimtar. Harmonia dhe efikasiteti i ndërthurjes së detyrave të sëciles qelizë të këtij organizimi të përkryer, bëhet e mundur në saje të përkushtimit kundrejt punës në grup dhe ruajtjes së specifikës së profesionalizmit të stafit teknik e arkitekturor. Respektimi serioz i parametrave në fushën e projektimit, prodhimit e zbatimit, bën që Plane per Shtepi të vije si një kompani prestigjioze në fushën e ndërtimeve në tregun shqiptar.
  • Zyra e Shitjeve: Ju ofron informacin të plotë mbi objektet e cilësise së lartë ndërtimore të realizuara nga Plane per Shtepi. Personeli përgjegjës për shitjet është në çdo çast i gatshëm t’ju japë informacionin e duhur në lidhje me objektet ndërtimore në shitje: vila residenciale, banesa, apartamente e ambjente të tjera sipas nevojave e dëshirave tuaja të personalizuara. Kjo zyrë kujdeset për nevojat e juaja të posacme duke ju gjetur zgjidhjen e duhur, në bazë të kërkesave e dëshirave tuaja. Mirësjellja dhe korrektësia janë vetitë më të spikatura të personelit në shërbimin tuaj.